Ballina SPORT

Real përgënjeshtron zërat për një ofertë për Neymar

MOSKË, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Reali i Madridit përgënjeshtroi zërat për një ofertë të bërë në drejtim të Paris Saint-Germain për yllin brazilian Neymar.

‘’Reali nuk ka bërë asnjë ofertë, as për PSG dhe as për lojtarin’’, shkruan klubi spanjoll në web-in e tij, duke përgënjeshtruar një njoftim të televizionit publik spanjoll TVE.

Të hënën në mbrëmje, TVE kishte njoftuar për një ofertë prej 310 milionë eurosh të klubit madrilen drejtuar PSG për brazilianin, i cili në mënyrë të vazhdueshme bëhet objekt i zërave në median spanjolle për një transferim të mundshëm te Reali.

‘’Ky informacion është krejtësisht i pavërtetë’’, shkruan Reali duke siguruar se nuk është konsultuar për një gjë të tillë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermanët mbështesin Merkelin për politikat e migrimit
Artikulli tjetërHapja e negociatave, Mali i Zi mbështetje Shqipërisë