MOSKË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Ish-kampioni i botës, Diego Maradona deklaroi se do të kthehej i lumtur që të drejtonte kombëtaren e Argjentinës pa kërkuar asgjë si kompensim, raportojnë mediat ruse.
“Do të kthehesha në ekipin kombëtar dhe do ta drejtoja atë falas, nuk kërkoj asgjë në këmbim, tha ”Pibe de Oro”, djali i artë, pseudonimi i Maradonës.
”Gjatë Kupës së Botës në Rusi pashë një ekip kombëtar brazilian shumë të fortë, i cili është në rrugën e duhur për të fituar turneun dhe më pëlqen shumë puna që Tite ka bërë te skuadra’’, theksoi Maradona.
Maradona ka drejtuar ekipin kombëtar argjentinas nga viti 2008 deri në vitin 2010./ /os/ a.jor.








