Ballina SPORT

Abe: Faleminderit për ëndrrën që përjetuam

ROMË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe falenderoi ekipin kombëtar japonez për rezultatet arritura në Kampionatin Botëror në Rusi, citojnë mediat ruse duke marrë lajmin nga rrjeti social i Abes.

“Faleminderit me gjithë zemër për lojtarët e ekipit kombëtar, të cilët kanë bërë gjithçka të mundshme deri në fund duke na falur kaq shumë emocione’’, theksoi kryeministri.

”Faleminderit për këto ditë emocionuese, të cilët i përjetuam si nëpër ëndrra”, shton ai.

Ekipi kombëtar i Japonisë u eliminua nga Belgjika me rezultatin 2-3./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRuçi-Sharaf: Mbështetje investimeve saudite në Shqipëri
Artikulli tjetërThaçi dekoron pas vdekjes Fadil Vokrrin, me Medaljen Presidenciale të Pavarësisë