MOSKË, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Uruguajani Edinson Cavani do të qëndrojë pushim për momentin, pasi nuk ka bërë ende analizat për të përcaktuar shkallën e dëmtimit në pjesën e kofshës, bëri të ditur për median Federata Uruguajane e Futbollit, pas rinisjes së stërvitjes së kundërshtarit të radhës të Francës, të premten për në çerekfinale.
‘’Pata dhimbje, ndjeva një pickim gjatë një aksioni dhe nuk kam mundur më të vazhdoj’’, sqaroi Cavani pas daljes së tij në terren, në minutën e 74 të ndeshjes me Portugalinë. Ai sapo kishte shënuar golin e dytë për Celesten, e cila fitoi 2-1.
‘’Jemi thjesht të shqetësuar, por nuk mund të shprehemi se deri në ç’pikë është serioz dëmtimi’’, deklaroi trajneri Oscar Tabarez pas ndjeshjes./ /v.b/ a.jor.








