Ballina Bota

BM – May takohet me Merkel dhe Rutte për çështjen e Brexit

LONDËR, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike do të takohet këtë javë me krerët gjermanë dhe holandezë, para se të zhvillojë një takim me ministrat e saj për të përcaktuar çfarë lidhjesh tregtare kërkon Britania e Madhe me Bashkimin Europian pas Brexit, njoftoi sot zëdhënësi i saj.

Theresa May do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrin holandez, Mark Rutte para se të mbledhë të premten kabinetin e saj dhe të përpiqet të tejkalojë ndasitë mes euroskeptikëve dhe eurofilëve mbi çështjen e lidhjeve të ardhshme ekonomike mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Të paktën nëntë muaj larg Brexit, në mars 2019, qeveria britanike ende nuk ka përcaktuar se çëfarë marrëdhëniesh do të zhvillojë në të ardhmen me BE-në. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBrazili kualifikohet pas fitores 2-0 me Meksikën
Artikulli tjetërPEKIN – OKB-ja përshëndet reduktimin e varfërisë në Kinë