Brazili kualifikohet pas fitores 2-0 me Meksikën

SAMARA, 2 korrik /ATSH/ – Brazili arrin të fitojë kundër Meksikës me rezultatin 2-0 duke siguruar kështu vazhdimin e aventurës në Kupën e Botës Rusi 2018.

Neymar shënon golin e parë në minutën e 51-të dhe në minutën e 88-të Firmino do të dyfishojë rezultatin duke garantuar kualifikimin e Brazilit.

Niveli i lojës ishte relativisht i balancuar me mbajtjen e topit që fliste më shumë për Meksikën 54% dhe 46% për Brazilin, megjithatë brazilianët kishin bërë më shumë gjuajte drejt portës, plot 21 gjuajte kundrejt 13 për meksikanët.

Brazili do të ndeshet në fazën tjetër kundër njërës prej finalisteve që do të dalë nga ndeshja që luhet sot në darkë mes Belgjikës dhe Japonisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.