TIRANE, 1 korrik /ATSH/ – Sipas shërbimit meteorologjik, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë verilindje-veriperëndim 1-15m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 2.0 metra. Mjegull / mjegullinë lokale në orët e para të mëngjesit.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 14/27
Vendet e Ulta 15/34
Vendet Bregdetare 17/31 /e.malaj/ /a.g/











