Ballina SPORT

Mateus fshikullon ”mannschaft”-in

BERLIN, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Ish-ylli i kombëtares gjermane të futbollit, Lotar Mateus fshikulloi performancën e ”mannschaft”-it gjatë ndeshjes me Korenë e Jugut, që u mbyll me fitoren e aziatikëve 2-0.

“Që nga fillimi i turneut, në ndeshjen me Meksikën, ku humbëm 0-1, mund të shihje sa gjëra mungonin”, deklaroi Mateus, fitues i Kupës së Botës në vitin 1990, për tabloidin britanik ”The Sun”.

“Nuk kishim skuadrën e duhur. Nuk kishim shpirtin e duhur të ekipit. Nuk kishim pasion. Nuk kishim liderë”, fshikulloi Mateus.

Mateus, lojtari më me shumë ndeshje me kombëtaren gjermane deri tani, theksoi se trajneri Joakim Lëv ishte kritikuar me të drejtë.

”Ne nuk kishim lojtarë si sulmuesi i Bayern Munich, Sandro Wagner apo si Leroy Sane, të cilët nuk u përzgjodhën nga Lëv”, shtoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Elizabeth II jo e pranishme në evenimentet zyrtar për shkak të lodhjes
Artikulli tjetërHapja e negociatave për Shqipërinë, ministri gjerman tregon për vendimin