Ballina Bota

BOSNJE – Mektiç: Nuk planifikojmë hapjen e qendrave për migrantët

MEGJUGORJE, 28 qershor /ATSH-FENA/ – Ministri boshnjak për Sigurinë, Dragan Mektiç deklaroi se vendi i tij nuk do të ishte një strehë për migrantët dhe refugjatët dhe se nuk kishte asnjë plan për ndërtimin e qendrave të pritjes për ta.

”Problemi i migrantëve ilegalë është një sfidë serioze jo vetëm për Bosnjen dhe vendet fqinje, por edhe për të gjithë BE-në”, deklaroi Metkiç.

“Migrantët në Bosnje vijnë nga Greqia dhe Bullgaria dhe BE ka detyrimin të zgjidhë këtë problem me ne”, theksoi ai.

Mektiç shtoi se institucionet vendase po punonin në dy drejtime, i pari për forcimin e kapacitetve të mbrojtjes së kufirit shtetëror dhe tjetri në aspektin humanitar.

Ai theksoi se njoftimet e medias se shteti po planifikonte ndërtimin e qendrave të pritjes në qytetet në Hercegovinën Perëndimore ishtin false dhe se plane të tilla nuk ekzistonin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDibra nderon kapitenin e FA, Xhaçka: Mirënjohje për sakrificën e çdo efektivi
Artikulli tjetërBE vlerësoi pozitivisht Shqipërinë, opozita jep shfaqjen e gabuar