Ballina SPORT

Tite: Asnjë hakmarrje kundër Gjermanisë

MOSKË, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Brazili nuk do asnjë hakmarrje të mundshme kundër Gjermanisë në Kupën e Botës në 1/8, por po përqëndrohet ekskluzivisht te kualifikimi në grupin e tij, theksoi trajneri brazilian, Tite.

Brazili do të luajë sot kundër Serbisë duke e ditur se një pikë do ta kalonte në fazën e eliminimit direkt.

Fituesit e grupit do të përballen me ekipin e dytë në Grupin F, i cili mund të jetë Gjermania, që e ka zënë ngushtë Brazilin duke e mundur 7-1 në vitin 2014.

“Ne nuk mund të mendojmë dhe nuk e mendojmë kështu, mund t’ju garantoj”,  tha Tite në një konferencë shtypi./ /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/Landi gjerman i dhuron bashkisë së Kukësit mjete për operacionet e shpëtimit
Artikulli tjetërKëngëtarja Ayo elektrizon nesër Tiranën