Ballina SPORT

“Telstar Mechta”, topi i ri për ndeshjet deri në gjysmëfinalet e Botërorit

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Gjashtëmbëdhjetë skuadrat më të mira në botë, të cilat do të konkurrojnë për Kupën e Botës në Rusi do të luajnë me një version të ri të Telstar, topin e Botërorit. Duke filluar nga ndeshjet me eleminim të drejtpërdrejtë skuadrat do të luajnë me topin e ri “Telstar Mechta 18”. Ky top do të paraqitet me një dizajn të veçantë të kuq, të frymëzuar nga vendi pritës, Rusia. “Mechta” në rusisht do të thotë “ëndërr” ose “ambicie”. Ky top do të përdoret deri në ndeshjet gjysmëfinale. /tgcom/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeruja del kryelartë duke fituar 2-0 me Australinë
Artikulli tjetërBE-ja miraton hapjen e negociatave për Shqipërinë