Ballina Kryesore

BE-ja miraton hapjen e negociatave për Shqipërinë

LUKSEMBURG, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Vendet e Bashkimit Europian dhanë sot miratimin e tyre për fillimin e bisedimeve për aderim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke u përpjekur që të fillojnë nga negociatat aktuale mbi progresin për reformat.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së dhanë miratimin e tyre për hapjen e negociatave pas rekomandimit të Komisionit Europian në prill, duke theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë mjaftueshëm progres për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pas kundërshtimit nga Franca dhe Holanda, në përfundim të kësaj mbledhje vendet e BE-së ranë dakord që Shqipëria dhe Maqedonia të tregojnë progres në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit para fillimit të bisedimeve në fund të vitit 2019. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Telstar Mechta”, topi i ri për ndeshjet deri në gjysmëfinalet e Botërorit
Artikulli tjetërBushati: Ditë e gëzuar për Shqipërinë, edhe ata që e humbën bastin të mos ndihen të përjashtuar nga ky sukses