DORSET, 24 qershor /ATSH-AA/ – Takëmi për ngrënie i përbërë nga thikat, pirunët dhe lugët, të përdorura nga lideri i Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitler, u shit për 12 500 sterlina.
Takëmi i argjendtë për ngrënie, i porositur posaçërisht për Hitlerin, në ankandin e organizuar në qarkun Dorset, në jugperëndim të Britanisë së Madhe, u shit për 12 500 sterlina.
Në një deklaratë nga shtëpia e ankandeve ”Sherborne” thuhet se takëmi i përbërë prej dy thikave, tri lugëve dhe tre pirunëve është përgatitur për 50-vjetorin e lindjes së Hitlerit dhe se mbi ta gjendej logoja e shqiponjës naziste, shenja e svastikës si dhe inicialet e Hitlerit./ a.jor.













