KAZAN, 24 qershor /ATSH/ – Skuadra e Kolumbisë, me pseudonimin tashmë të njohur ”Los Cafeteros” (punëtorët e plantacioneve të kafesë) i dhanë sot një leksion futbolli Polonisë duke fituar me rezultatin 3-0.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 me gol të Mina (40′). Në pjesën e dytë shënuan edhe Falcao (70′) dhe Cuadrado (75′)
Ndeshja ishte e vlefshme për grupin H.
Kolumbia ngjitet kështu në vendin e tretë me tri pikë, pas Japonisë dhe Senegalit.
Polonia është ekipi i parë europian që i jep lamtumirën këtij botërori./ a.jor.






















