TIRANË, 23 qershor/ATSH-ANSA/ Meksika fiton ndaj Koresë së Jugut me rezultatin final 2-1 në një takim të grupit F të Kupës së Botës në Rusi, luajtur në Rostov. Golave të Vela me 11-metërsh në 26’ dhe Chicharito në të 66’, iu përgjigj Son në minutën e 3-të shtesë të kohës së rregullt. Kështu Meksika kryeson me 6 pikë të plota Grupin F dhe pret e qetë ndeshjen kryesore të mbrëmjes, atë mes Gjermanisë dhe Suedisë. /r.e/
Ballina SPORT








