Ballina SPORT

Neymar i pranishëm kundër Kosta-Rikës

SHËN PETËRBURG, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Neymar do të zërë, ashtu si ishte parashikuar, vendin e tij në sulmin brazilian kundër Kosta-Rikës për ndeshjen e dytë në Grupin E për Botërorin 2018.

Çuditërisht, ashtu si edhe trajneri kishte njoftuar, Brazili ka ruajtur pothuajse të njëjtin ekip kundër Zvicrës (1-1).

Tite e justifikoi vendimin e tij nga nevoja për koherencë dhe garantoi për gjendjen shëndetësore të Neymar, viktimë e një goditjeje në kavilje gjatë ndeshjes me Zvicrën.

“Edhe pse ai nuk mori pjesë në fazën stërvitore të hënën dhe të martën, lojtari më i shtrenjtë në botë nuk ka probleme fizike”, – theksoi Tite. /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdëshkohen 58 shoferë, nuk u dhanë përparësi këmbësorëve
Artikulli tjetërSTRASBURG – KiE: Rritje e populizmit ksenofob në BE