MOSKË, 2i qershor /ATSH-ANSA/ – Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter deklaroi se Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi i ndien edhe pak të vetin, pasi shumë gjëra u përcaktuan gjatë kohës kur ai ishte president i FIFA-s.
Në vitin 2016, Blatter u pezullua për gjashtë vjet për një kontestim pagesash prej 1,8 milionë eurosh për Michel Platini.
Blatter ishte i pranishëm në ndeshjen mes Portugalisë dhe Marokut në stadiumin ”Luzhniki”.
Sidoqoftë, në çdo rast, FIFA nuk e fsheh sikletin për praninë e ish-numrit një të saj./ /os/ a.jor.








