Fryma e grupit do të na bëjë më të fortë

TIRANË, 20 qershor/ATSH-ANSA/ “Kjo Kupë Bote deri më tani ka rezultuar të jetë shumë më e komplikuar për zgjedhje të ndryshme, të cilat i menduam se do të na jepnin fitoren në ndeshjen e parë. Na ndodhi edhe ne, mbetëm shumë keq që nuk fituam kundër Islandës dhe tani kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kroacia është një ekip i fortë”.

Kështu deklaroi trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli në prag të ndeshjes së nesërme në Nizhni Novgorod, ku pas barazimit të ekipit tij kundër islandezëve, Albiceleste luan çdo gjë. Për Sampaolin, Messi nuk duhet të ngarkohet me përgjegjësi të tepërt.

“Do të ishte gabim të vendosnim të gjithë peshën e ekipit mbi supet e tij, – thotë trajneri, – është një botëror i miliona njerëzve, fitojmë dhe humbim të gjithë së bashku. Fryma e grupit do të na bëjë më të fortë”.

Për ndeshjen e nesërme kundër Kroacisë, Sampaoli ka një dyshim në repartin e mesfushës, nëse do të luajë Meza ose Perez, për pjesën tjetër ekipi do të luajë me një mbrojtje treshe të përbërë nga Mercado, Otamendi, Tagliafico dhe sulmi tridhëmbësh me Mesin, Agueron dhe Pavon. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.