PARIS, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Emmanuel Macron e sheh ekipin francez të futbollit, i cili zotëron një potencial të vërtetë si fitues i Kupës së Botës në Rusi, megjithëse nuk dëshiron t’i sjellë fat të keq.
«Mendoj se ka një grup të vërtetë, ndeshja e parë (fitorja e vështirë përballë Australisë 2-1) ishte e vështirë por e ndiej më së mirë këtë frymë grupi», – u shpreh për median kreu i shtetit gjatë një vizite në Plévenon.
«A e kujtoni atmosferën përpara ndjeshjes kundër Afrikës së Jugut 20 vite më parë (ndjeshja e parë e fituar 3-0 nga Blutë në vitin 1998). Ajo që thuhej përpara ishte dhjetë herë më e keqe, thuhej se ishte e vështirë», u shpreh ai, duke iu referuar kritikave të athëta kundër ekipit të Aimé Jacquet gjatë takimeve përgatitore përpara Botërorit-98 në Francë.
«Klasikët favoritë po vuajnë. Asgjë nuk është asnjëherë e fituar, përfshirë ndeshjen e ardhshme (të enjten përballë Perusë, por mendoj se kemi një potencial të vërtetë», – theksoi Presidenti.
Ndërsa një gazetare i drejtoi pyetjen nëse besonte që Franca do të fitonte Kupën e Botës, Emmanuel Macron iu përgjigj me humor se po, por unë nuk dua t’i ndjell fat të keq./
/v.b/