Kroacia përjashton Kaliniç?

TIRANË, 18 Qershor/ATSH/ -Kroacia e nisi mirë Botërorin, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Nigerisë, por ambienti në përfaqësuesen ballkanase nuk është kaq i qetë sa duket.

Sipas medias kroate, Nikola Kaliniç është përjashtuar nga trajneri Zlatko Daliç, pasi nuk pranoi të aktivizohej kur kishin mbetur edhe 5 minuta nga fundi i takimit, me fitoren e kroatëve që praktikisht ishte hipotekuar.

Në fund të ndeshjes, trajneri Daliç u intervistua nga mediat e vendit të tij, duke u shprehur se takimi përfundoi pas asnjë të dëmtuar, por me një problem, pa saktësuar se për çfarë bëhej fjalë.

Federata Kroate e Futbollit nuk e ka konfirmuar përjashtimin e sulmuesit të Milanit, por pritet që vendimin të bëhet publik trajneri Daliç në konferencën për shtyp të radhës.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.