LONDËR (Britani e Madhe) – Eshtrat e fizikantit Stephen Hawking do të prehen në Wesminster Abbey përkrah atyre të Isaac Newton dhe Charles Darwin.
BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg për përgatitjen e samitit të organizatës në sfondin e tensioneve mes europianëve dhe amerikanëve.
ATHINË (Greqi) – Konferencë shtypi e zëvendëspresidentit të Komisionit Europian përgjegjës për euron, Valdis Dombrovskis, ndërsa Greqia po përgatitet të dalë nga programet e mbështetjes financiare të BE-së dhe të FMN-së.
TURKU (Finlandë) – Aktgjykimi në procesin gjyqësor të sulmit terrorist me thikë në Turku, në gusht të vitit 2017.
LIZBONË (Portugali) – Votim në Parlament të një ligji për legalizimin e kanabisit për përdorim terapeutik.
PARIS (Francë) – Presidenti Emmanuel Macron do të presë në një drekë pune presidentin e ri të Këshillit Italian, Giuseppe Conte.
MOSKË (Rusi) – Vendim i politikës monetare të Bankës Qendrore të Rusisë./
/v.b/























