Ballina Bota

FIFA: SHBA-Kanada-Meksikë organizatore të Botërorit 2026

MOSKË, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Treshja SHBA-Kanada-Meksikë u zgjodh nga federatat anëtare të FIFA-s, me 134 vota pro dhe 65 kundër ndaj konkurrentit të tyre, Marokut, për të pritur Kupën e Botës 2026, në përfundim të Kongresit të organizuar sot në Moskë, një ditë para hapjes së Botërorit 2018.

Bileta amerikano-veriore, që kishte premtuar gjatë fushatës për organizimin e “Kupës së Botës më fitimprurëse të historisë”, do të ngarkohet për të pritur Kupën e parë të Botës me 48 ekipe.

Për Marokun, bëhet fjalë për dështimin e pestë, pas atyre të vitit 1994, 1998, 2006 dhe 2010./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlahutin: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas
Artikulli tjetërROMË – Salvini: Italia nuk është kamp refugjatësh për Europën