Ballina Lajme nga Vendi

Cipras dhe Zaev, politikanë vizionarë e vullnetmirë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka përshëndetur marrëveshjen Tsipras-Zaev për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.

Në një njoftim për shtyp, Kryeparlamentari Ruçi citon se “emri ‘Republika e Maqedonisë Veriore’, është vizion e vullnet për paqen e prosperitetin në rajon. Mirëkuptim i fqinjëve, frymëzim për të gjithë vendet e rajonit. Cipras dhe Zaev, politikanë vizionarë e vullnetmirë”. /e.xh.//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS feston 27-vjetorin. Balla: Jemi forca e ndryshimit europian të Shqipërisë
Artikulli tjetërKINË – Pekini i paraqet ankesë zyrtare SHBA-së për çështjen tajvaneze