Alba Barjami shpallet Miss Shqipëria 2018

155

TIRANË,12 qershor /ATSH/ – Në vitin e 20-të të kompeticionit të bukurisë Miss Shqipëria, në Tiranë u zgjodh më e bukura e Shqipërisë.

Alba Barjami është konkurrentja që fitoi mes 31 konkurrenteve në këtë garë bukurie. Bukuroshe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe diasporës kanë zhvilluar një tur 8-ditor në disa qytete, ndërsa mbrëmjen e së hënës realizuan finalen e madhe në Tiranë.

Shoqëruesja e parë u kurorëzua Klea Krali, ndërsa shoqëruesja e dytë ishte Klea Ndreka.

Një spektakël i madh i moderuar nga binjakët Romeo dhe Donald Veshaj në praninë e Jonida Shehut, shpalli më të bukurën e Shqipërisë.

“20 vjet Miss Shqipëria”, këtë vit u kthye si një projekt me energji të bukur për të treguar se protagonizmi i së bukurës është në shërbim të komunitetit për promovimin e vlerave, traditës, historisë./a.a/ j.p /

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.