Ballina Bota

MADRID – Sanchez: Spanja pranon pritjen e anijes me 629 migrantë

MADRID, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Spanja do të presë anijen që transportonte 629 migrantë të shpëtuar në brigjet e Libisë, fati i së cilëve u kthye në një sprovë force midis Maltës dhe Italisë, njoftoi sot qeveria e kryeministrit, Pedro Sanchez.

“Është detyrim nga ana jonë për të kontribuar në shmangien e një fatkeqësie njerëzore dhe për t”i ofruar  një port të sigurtë këtij kontigjenti individësh”, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp të kryesisë së qeverisë, duke sqaruar se porti i Valencias u zgjodh si destinacioni i “Aquarius”.

Malta dhe Italia nuk pranuan sot të ankoronin në portet e tyre këtë anije me migrantë./  /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump sulmon sërish në Twitter aleatët e Amerikës
Artikulli tjetërDPT nxit përmbushjen vullnetare të detyrimeve për bizneset në zonat turistike