BUKURESHT, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Mijëra persona manifestuan dje në Bukuresht kundër korrupsionit galopant në postet e larta të qeverisë dhe administratës.
Protesta u zhvillua nga ana e socialdemokratëve kundër abuzimeve të gjykatësve në çështjet korruptive.
”Drejtësi, jo korrupsion’’ thërrsnin mijëra demonstrues duke ndriçuar sheshin me dritat e celularëve.
‘’Besoj se po rrëshqasim drejt një diktature dhe jam e terrorizuar’’, u shpreh një grua, e cila ishte një nga organizatoret e kësaj proteste.
Javën e kaluar, rreth 150 mijë persona manifestuan në mbështëtje të qeverisë dhe kundër atyre që përshkruhen si ”abuzues të pushtetit nga ana e gjykatësve në çështjet e korrupsionit”./ /os/ a.jor.




















