Kupa e Botës në Rusi – Ceremonia e hapjes me muzikë, këndon Robbie Williams

231

TIRANË, 11 qershor/ATSH-ANSA/ – Këngëtari Robbie Williams, sopranoja Aida Garifullina dhe ish ‘Fenomeni’ Ronaldo Nazario, do të interpretojnë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës, që do të mbahet të enjten në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, para ndeshjes Rusi-Arabia Saudite.

Williams, bën të ditur FIFA, do të këndojë një duet me Garifullina. “Unë jam shumë i lumtur që do të kthehem në Rusi për një performancë që e konsideroj unike, tregon ylli britanik i pop-it. Unë kam bërë shumë në karrierën time, por të ‘hapësh’ Kupën e Botës në futboll, duke interpretuar para 80 mijë tifozëve, ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua, do të jetë një festë e paharrueshme”.

FIFA njofton se ceremonia e hapjes së Kupës së Botës do të jetë shumë “muzikore” dhe do të mbahet vetëm një orë e gjysmë para fillimit të fishkëllimës së ndeshjes së hapjes.

“Unë kurrë nuk kam ëndërruar për të qenë pjesë e kësaj feste të madhe të një Kupe të Botës të organizuar nga vendi im”, – është shprehur sopranoja Aida Garifullina.

“Më 15 korrik do të kthehem të këndoj pas një muaji të spektaklit të futbollit”, – shton ajo. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.