Ballina Kosova

Pacolli: Luksemburgu përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

PRISHTINË, 8 Qershor/ATSH/.-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur vizitën zyrtare në Luksemburg, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, me të cilin diskutoi për perspektivën europiane të Kosovës, në mënyrë të veçantë  liberalizimin e vizave, të cilin Luksemburgu e përkrah.

Pacolli ka shkruar në facebook se Asselborn është një mik i vjetër i Kosovës, me të ka diskutuar për edhe për mundësitë që ka hapur Luksemburgu në Samitin e Sofjes për Kosovën dhe rajonin.

“Luksemburgu është mbështetës i madh i anëtarësimit të Kosovës e INTERPOL dhe organizata ndërkombëtare dhe i jep rëndësi të madhe zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Bisedë në frymë të njëjtë kisha gjithashtu me ministrin për Bashkëpunim, Romain Schneider, i cili premtoi përkrahjen e mëtejshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në fushat të cilat prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai./KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTAP, rrugëtimi energjetik i Shqipërisë
Artikulli tjetërGeorge Clooney nderohet me çmim karriere në “American Film Institute”