Ballina Bota

ITALI – Sërish zbarkime migrantësh në Sardenjë

SARDENJË, 6 qershor /ATSH-ANSA/ – Zbarkime të reja migrantësh përgjatë bregdetit jugperëndimor të Sardenjës.

Pas 29 personave të mbërritur javën e kaluar, 40 algjerianë të tjerë, të gjithë meshkuj, mbërritën në ishull.

Zbarkimi i parë u regjistrua në Sant Antioco në orën 07:30. Një anije e rojes bregdetare rimorkioi një varkë prej 6,1 metrash me 20 persona në bord.

Ndërsa i dyti u regjistrua  në Porto Pino në orën 08:30. Edhe në këtë rast ishin 20 persona në bord, të gjithë algjerianë.

Pas kontrolleve mjekësore dhe identifikimeve u bë trasferimi për në qëndrën e  migrantëve./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria shpall zonë me përparësi zhvillimi në Zhupan
Artikulli tjetërAktivitet kulturore dhe turistike gjallërojnë qytetin e gurtë