ABU DABI, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Princi trashëgimtar i Abu Dabit, sheiku Mohammed ben Zayed, njoftoi një plan prej 11,7 miliardë eurosh në tre vite për të stimuluar ekonominë e emiratit që po kalon një periudhë ngadalësimi.
Ai njoftoi gjithashtu një seri masash për të krijuar 10 000 vende pune për të huajt gjatë pesë viteve në vijim dhe për të përmirësuar klimën e biznesit.
“Kam miratuar një plan të rimëkëmbjes ekonomike prej 50 miliardë dirham në tre vite për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Abu Dabit”, deklaroi dje në mbrëmje, sheiku Mohammed në “Twitter”.
Kryeqytet i Emirateve Arabe të Bashkuara, Abou Dabi është më i rëndësishmi nga shtatë anëtarë të federatës.
Emirati kontrollon 90% të rezervave të naftës dhe gazit të vendit, prodhuesi i katërt në OPEC (Organizata botërore e vendeve prodhuese të naftës). /G.S/ a.jor.






















