DOHA – Katari kërkon anëtarësimin në NATO

DOHA, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri katariot i Mbrojtjes konfirmoi se ambicia strategjike afatgjatë e vendit të tij është anëtarësimi në NATO, sipas deklaratave të publikuara me rastin e njëvjetorit të krizës së Gjirit.

“Katari është bërë një prej vendeve më të rëndësishme të rajonit në kuadër të cilësisë së armatimit dhe kjo në sajë të perëndimorëve”, deklaroi Khaled ben Mohammed al-Attiyah për gazetën e ministrisë ”Altalaya”.

“Ne jemi një aleat kryesor jashtë NATO-s”, theksoi ai duke shtuar se ambicia është të bëhemi anëtarë me të drejta të plota nëse partneriteti ynë me NATO-n zhvillohet dhe nëse vizioni ynë është i qartë.

Ai përshëndeti thellimin e marrëdhënieve me Aleancën Atlantike dhe theksoi se Doha mund të priste njësitë e NATO-s apo një prej qendrave të specializuara.

Që prej një viti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me KAtarin duke e akuzuar për financim të terrorizmit dhe për afrim me Teheranin, rivali i madh i Riadit, kreu i monarkive të naftës arabe të Gjirit./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.