Ballina Bota

SLLOVENI – Jansa kryeson zgjedhjet legjislative

LUBJANË, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministri konservator slloven, Janez Jansa, një bashkëpunëtor i homologut hungarez, Viktor Orban u rendit në krye të zgjedhjeve legjislative, dje në mbrëmje në Slloveni, por pa mundur të sigurojë një maxhorancë për qeverinë, sipas rezultateve zyrtare të pjesshme.

“Ne kemi bërë hapin e parë për një Slloveni të fortë dhe të përgjegjshme në Europë”, theksoi në një postim në Twitter Jansa, 59 vjeç, i cili gjatë fushatës ka përdorur thirrjet ksenofobe të drejtuesit hungarez, ndërkohë që vendi i tij ka pritur vetëm 1 000 refugjatë apo azilkërkues.

Partia Demokrate Sllovene e Jansas, gjithnjë i pranishëm në skenën politike sllovene, që prej pavarësisë në vitin 1991 të kësaj ish-republike jugosllave, mori 25% të votave pas numërimit të më shumë se 99% të tyre.

Në rënie të ndjeshme, Partia e Qendrës Moderne (SMC, qendra e majtë) e kryeministrit në ikje, Miro Cerar mori vetëm 9,7%./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon unaza, fund gangrenës 30-vjeçare të banorëve të Libofshës
Artikulli tjetërFOKUS – ”Sunday Times”: ”Apokalips” mallrash pas Brexit