Ballina Ekonomi

AKU konfiskon mish të dyshuar kontrabandë nga Greqia

TIRANË, 31 maj /ATSH/ – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të forcimit të masave për sigurinë ushqimore, ka konfiskuar një sasi mishi kontrabandë që vinte nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.

Sipas të dhënave dyshohet që kafsha e therur transportohej në mungesë të certifikatës veterinare dhe jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.

Automjeti që transportonte mishin është në pronësi të shtetasit Thanas Ciko, i cili u ndalua pranë kufirit me shtetin grek në Sherret të bashkisë Konispol.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Vlorë kanë konstatuar se kafsha gjedh transportohej në mungesë të dokumentacionit përkatës dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare, njofton AKU. /e.xh//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPORTUGALI – Merkel kërkon reciprocitet në marrëdhëniet tregtare me Kinën
Artikulli tjetërAnëtarët e Klubit “Vespa” në Bari mahniten nga Gjirokastra