Ballina Bota

STRASBURG – Juncker: Ta mposhtim populizmin galopant

STRASBURG, 30 maj /ATSH-ANSA/ – Duhet ta mposhtim populizmin e shfrenuar, deklaroi presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një sesioni plenar të Parlamentit Europian.

”Brenda një viti europianët do të votojnë për një parlament, ku asnjë nuk e di si do jetë i kompozuar dhe që do të jetë i ndryshëm nga ky aktual, gjë që më jep të nuhas diçka jo të këndshme’’, theksoi Juncker.

‘’Dhe dua që të gjithë ne të impenjohemi me një lloj kontrate kundër populizmit galopant, që mund ta shohim në Europë dhe në të gjitha vendet, përfshirë edhe vendin tim”, theksoi ai.

”Është e nevojshme një maxhorancë për të vendosur të gjithë bashkë vendimet e mara mbi politikën e jashtme. Unanimiteti nuk mund të funksionojë, sepse mjafton që një shtet të dale kundër, dhe Europa bllokohet, prandaj këshilloj një maxhorancë për politikën e jashtme’’, theksoi Juncker./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Misioni shqiptaro-polak zbulon një vendbanim antik të shek VI në Shkodër
Artikulli tjetërAustria PO dhe në krah të Shqipërisë për çeljen e negociatave