Ballina SPORT

Lewandowski drejt largimit nga Bayern Mynih

TIRANË, 30 Maj/ATSH/ – Sulmuesi polak Robert Lewandowski nuk do të jetë më një futbollist i Bayern Mynih duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Lewandowski e ka marrë tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë dhe këtë gjë drejtuesve të Bayernit u ka kominikuar agjenti i Lewandowskit.

Duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze Bild, Leva nuk dëshiron të luajë më në Gjermani pasi objektivi i tij është të provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Lewandowskit.

Chelsea dhe Real Madrid, janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e sulmuesit polak i cili është nën kontratë me Bayernin deri në vitin 2021.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë- MPJ reagon për ndalimin e artistëve kosovarë nga policia serbe
Artikulli tjetërBuffon akord me PSG, por pritet vendimi i UEFA