Ballina Lifestyle

Rikthehet ylli i muzikës botërore Lady Gaga

TIRANË,29 maj /ATSH/ – Pas një periudhe të errët, Lady Gaga është rikthyer. Në muajt e fundit, për shkak të një problemi shëndetësor, ylli i muzikës botërore ishte detyruar të anulonte dhjetë datat e turit të saj europian “Joanne World Tour” .

Tani artistja duket se ka kapërcyer problemet shëndetësore dhe është gati të kthehet në rrugën e duhur. Në Nju Jork ajo u fotografua në daljen e “Electric Lady Studio”, ku u përshëndet nga fansat e saj.

Vizita e saj në studio ishte sepse ajo po punon për kolonën zanore të “A Star Is Born”, një film në të cilin ajo gjithashtu do të jetë protagoniste së bashku me Bradley Cooper./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – Gjenerali koreano-verior në një vizitë të rrallë në SHBA
Artikulli tjetërKosova dhe Maqedonia, partneritet të mirë politik, ekonomik dhe diplomatik