Ballina Bota

GJERMANI – Daimler e dyshuar për trukimin e motorëve dizel

FRANFURT, 28 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane i kërkoi sot sqarime Daimler, kompanisë-mëmë të Mercedesit, e dyshuar se ka pajisur disa nga modelet e saj me motor dizel me pajisje, të afta për të manipuluar nivelet e emetimit të gazit, si rasti i kompanisë ‘’Volkswagen’’.

Agjencia federale e automobilave, KBA, urdhëroi javën e kaluar mbledhjen e rreth 5 000 Mercedes Vito, me pretendimin se ka konstatuar pajisje të tilla, gjë që Daimler e përgënjeshtron.

‘’Ne do të nisim një monitorim të thelluar në lidhje me këto çështje teknike komplekse, me qëllim identifikimin e numrit të automjeteve të prekura’’, u shpreh ministri i Transporteve, Andreas Scheuer, pas një takimi me drejtorin e përgjithshëm të ‘’Daimler’’, Dieter Zetsche.

”Rezultatet e këtij hetimi do të jenë në dispozicion pas dy javësh”, sqaroi Scheuer./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI2018 – Messi: Argjentina nuk është favorite
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE-ja synon të ndalë produktet plastike njëpërdorimshme