KIEV, 27 maj /ATSH-AA/ – Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në lidhje me gjendjen e yllit Muhammed Salah, i cili u detyrua të dalë nga loja në ndeshjen finale me Realin e Madridit për Ligën e Kampioneve, tha se lëndimi i tij është serioz.
“Pas ndeshjes, Salah shkoi në spital për të bërë rrezet X. Nuk duket mirë”, deklaroi Klopp.
“Salah mund të humbë Kupën e Botës. Ka një problem serioz në krah. Me të vërtetë e pabesueshme”, tha Klopp duke treguar se lëndimi i tij mund të ishte serioz.
Salah u lëndua pas një dueli me Sergio Ramos dhe mes lotëve la fushën në minutën 31./ a.jor.























