Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/5/2018

SHËN PETERBURG – Emmanuel Macron merr pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Peterburgut bashkë me Vladimir Putin.

BRUKSEL – Hyn në fuqi në BE, Rregullorja Europiane për mbrojtjen e të dhënave, kryesisht për shkak të skandalit me përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të Facebook.

VJENË – Pas tërheqjes amerikane nga marrëveshja mbi bërthamoren iraniane, zhvillohet mbledhje speciale e komisionit të ngarkuar, nën drejtimin e BE-së, për të mbikëqyrur këtë marrëveshje.

VARSHAVË – Mbledhje e Asamblesë së NATO-s.

VARSHAVË – Kryeministrja rumune, Viorica Dancila takohet me homologun polak, Mateusz Morawiecki.

BAGDAD – Moqtada Sadr, fituesi surprizë i legjislativeve në Irak, zhvillon negociata për një koalicion qeverisës.

SIDNEI – Zhvillohet festivali vjetor “Vivid Sydney” në Gjirin e Sidneit, ku artistët ndërkombëtarë i japin jetë godinave të qytetit nëpërmjet lojës me drita. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 25 maj 2018
Artikulli tjetërQeveria e vendosur të bëjë Shqipërinë e pastër Europiane