Ballina Bota

TOKIO – Abe bisedime me Putin për ishujt e marrë nga Rusia

TOKIO, 24 maj  /ATSH-DPA/  – Kryeministri japonez, Shinzo Abe u nis sot në Rusi për të diskutuar mbi bashkëpunimin ekonomik dypalësh, por edhe mbi një grup ishujsh të vegjël, në veri të Japonisë, që diskutohen prej 70 vjetësh mes Moskës dhe Tokios.

”Abe do të takojë presidentin Putin ditën e shtunë dhe do të diskutojë për zhvillimin ekonomik dhe ishujt Kurile, të kontrolluar nga Rusia’’, theksoi agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

Japonia do të diskutojë edhe për katër ishujt, në bregdetin e Hokaidos, të quajtura ”Territore të Veriut”.

Trupat sovjetike pushtuan ishullin në 1945, pasi Japonia pranoi humbjen në Postdam. Kjo gjë pengoi Rusinë dhe Japoninë të bënin një traktat paqjeje pas Luftës II Botërore.

Nesër, Abe do të marrë pjesë në forumin ekonomik në Shën Petërburg, ku do të marrë pjesë presidenti Putin dhe presidenti francez, Macron./  /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Netët e Letërsisë Austriake”, magjia e librit pranë të rinjve në kryeqytet
Artikulli tjetërAudio-përgjimi tallje e madhe