Ballina Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut konfirmon çmontimin e zonës bërthamore

PHENIAN, 24 maj /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut shkatërroi krejtësisht sot impiantin e saj të vetëm të testimeve bërthamore.

“Ky impiant nëntokësor ndodhej në Puxhirei, ku nga gazetarët e ftuar u dëgjuan shpërthime të fuqishme”, theksoi Instituti Koreanoverior për Armët Bërthamore.

“Instituti për armët bërthamore i Republikës Popullore Demokratike të Koresë zhvilloi një ceremoni për çmontimin e plotë të zonës së testeve bërthamore më 24 maj për të garantuar transparencën mbi ndërprerjen e testeve bërthamore”, deklaroi instituti në një komunikatë në anglisht, të publikuar nga agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëngëtaret shqiptare ‘pushtojnë’ botën e futbollit
Artikulli tjetërIRAN – Teherani vendos kushte për europianët për marrëveshjen bërthamore