Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/5/2018

PARIS (Francë) – Mark Zuckerberg pritet në Elyse nga Emmanuar Macron, me drejtues të tjerë të kompanive teknologjike.

ROMË (Itali) – Presidenti, Sergio Mattarella do të njoftojë vendimin për emërimin e Giuseppe Conte, propozuar nga L5Y dhe Liga për të drejtuar qeverinë e tyre të bashkimit.

MADRID (Spanjë) – Votimi i buxhetit 2018 nga dhoma e deputetëve që pritet t’i mundësojë kryeministrit, Mariano Rajoy të qendrojë në pushtet në parim deri në 2020.

GORLICE (Poloni) – Presidenti slloven, Borut Pahor zbulon memorialin për ushtarët sllovenë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore. ​

GJENEVË (Zvicër) – Asambleja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

PARIS (Francë) – Presidenti i Senatit, Gerard Larcher takohet me Jacques Chagnon, president i Asamblesë Kombëtare të Quebec-ut.

UASHINGTON (SHBA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo takon homologun kinez, Wang Yi.

UASHINGTON (SHBA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pret homologun gjerman, Heiko Mass.

TEHERAN (Iran) – Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei, mban një fjalim me rastin e ramazanit.

BANGKOK (Tajlandë) – Vendimi i pritur mbi përdorimin në Tajlandë e pesticidit paraquat, daluar në më shumë se 30 vende. Para këtij vendimi ekologjistët do të manifestojnë për një ndalim të plotë.

SEUL (Kore e Jugut) – Seancë paraprake para procesit për korrupsion të ish-presidentit, Lee Myung-bak.

PUNGGYE-RI (Kore e Veriut) – Koreja e Veriut do të çmontojë nga sot deri të premten qendrat bërthamore të Punggye-ri nën mbikëqyrjen e gazetarëve të huaj, në prag të samitit historik të parashikuar muajin e ardhshëm mes drejtuesit, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump./ /ec/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRLANDË – Kisha Katolike neutrale para referendumit për abortin
Artikulli tjetërRealizohet për herë të parë Shintigrafia e Miokardit në QSUT