Ballina Bota

SLLOVENI – Ndalohen 82 migrantë ilegalë

LUBJANË, 22 maj  /ATSH-ANSA/ – Policia sllovene ndaloi 82 migrantë ilegalë javën e kaluar, ndërsa sot në mëngjes u regjistrua një tjetër rast i një mbytjeje, i pesti nga fillimi i vitit.

Sipas shtypit, policia arriti të ndalonte dy migrantë, ndërsa i treti nuk arriti të shpëtonte pasi në përpjekje për t’u larguar humbi jetën pasi u mbyt në lumin Kupa. Nuk u arrit të identifikohej kombësia e tij.

Javën e kaluar u evidentuan migrantë të ardhur nga Afganistani, Pakistani, Maroku, Egjipti dhe Libia.

Migrantët kanë kërkuar azil dhe janë shoqëruar në qendrat e pritjes.

Disa të tjerë u evidentuan në kufi me Kroacinë, në një kamion bullgar të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi përkujton viktimat e masakrës së Dubravës
Artikulli tjetërEfektivët e Policisë Bashkiake shpëtojnë studenten tek Sheshi “Shqiponja”