Ballina Kosova

Thaçi, pasaportë diplomatike për Majlinda Kelmendin

PRISHTINË, 21 Maj/ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i dha sot pasaportën diplomatike Majlinda Kelmendit, trajnerit Driton Kuka, si dhe kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

“Në mënyrë solemne sot i dhashë pasaportën diplomatike xhudistes së artë, Majlinda Kelmendi, trajnerit, Driton Kuka dhe kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, shkruan Thaçi në Facebook./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Sonar: Presidenti mund të zgjidhet me balotazh
Artikulli tjetërHaradinaj kërkon angazhim të ministrave për zonën e lirë ekonomike amerikane