Ballina Bota

ROMË – Arabia Saudite për herë të parë në Bienalen e Venecias

ROMË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Arabia Saudite do të marrë pjesë, për herë të parë me pavijonin e saj në Bienalen e Venecias, sipas agjencisë s lajmeve, Arab News.

Pavijoni arab do të organizohet nga instituti ”Misk Art” dhe është kuruar nga Sumaya Al Solaiman dhe Jawaber Al Sudairy dhe parashikon të paraqesë vepra të arkitektëve  Abdulrahman dhe Turki Gazzaz.

Prezantimi i këtij pavijoni iu paraqit edhe ambasadorit italian në Riad, Luca Ferrari./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHotelet me 5 yje, hyjnë në fuqi kriteret për subjektet
Artikulli tjetërPrograme zhvillimore për përmirësimin e jetesës së minoritetit grek