Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/5/2018

HELSINKI (Finlandë) – Kryeministri çek, Andrej Babis takohet me homologun finlandez, Juha Sipila.

GJENEVË (Zvicër) – Nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri më 26 maj.

SOÇI (Rusi) – Kryeministri indian, Narendra Modi do të vizitojë Soçin (Rusi) për bisedime me presidentin Vladimir Putin.

VARSHAVË (Poloni) – Ish-presidenti polak, fitues i çmimit Nobel për Paqen, Lech Walesa do të shkojë në Parlament për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara të cilët kanë zënë korridoret prej më shumë se një muaji për të siguruar ndihmën suplementare.

SHBA  – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të mbajë një fjalim në lidhje me politikën e SHBA-së në Iran pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja për programin bërthamor iranian./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta ndaj tensionit të lartë nis nga tavolina
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë 21 maj 2018