TIRANË, 18 maj/ATSH/ – Kujdes më i madh ndaj Forcave të Armatosura, si dhe trajtim më i mirë për ushtarakët shqiptarë.
Ky ishte zotimi i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë së betimit të 30 ushtarëve të rinj, pjesë e forcave Komando.
Ministrja Xhaçka u shpreh e impresionuar nga aftësitë e pjesëtarëve të rinj të Komandove.
“Forcat Komando janë njësi elitë e Forcave të Armatosura. Komandot kanë marrë pjesë në operacionet më të vështira. Meritoni më shumë”, u shpreh ministrja.
Ajo premtoi se 2019-ta do të jetë vit shumë më i mirë për FA./m.m/




































