TIRANË 18 maj/ATSH/-Prefektura e Durrësit ka vijuar me punimet për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.
Prefekti i qarkut të Durrës, Roland Nasto ka thënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se prej dy ditësh po vijon puna në argjinaturën e lumit Erzen në segmentin e fshatit Vardar të njësisë administrative Sukth të Bashkisë Durrës.
Po kështu, Nasto ka thëne se po vijon puna edhe në kanalet e dyta nga ndërmarrja “Rruga” e bashkisë Durrës në zonën e njësisë administrative Manzë dhe në zonën Rrashbulllit në njësinë administrative Xhafzotaj.
z.tosku/ /a.g/




























