Ballina Kulturë

BSH hap Muzeun e saj për publikun

TIRANE, 18 maj / ATSH/- Muzeu i Bankës së Shqipërisë do të qëndrojë i hapur, pa pagesë, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, nga ora 9:00 deri në 20:00.

BSH-ja fton publikun të vizitojnë Muzeun, për t’u njohur me koleksionin numizmatik, si dhe për të mësuar më shumë mbi historinë e bankës dhe financave, vlerën dhe rolin e parasë.

Gjithashtu, në katin e dytë të Muzeut të Bankës së Shqipërisë mund të sodiset ekspozita e përkohshme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare”.

Hyrja në Muzeun e Bankës së Shqipërisë bëhet vetëm me dokument identifikimi. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOptimist se në fund të qershorit do të kemi një rezultat pozitiv
Artikulli tjetërMiratohet instrumenti më i rëndësishëm për mbrojtjen e të dhënave personale