STOKHOLM, 17 maj /ATSH-AFP/ – Danimarka, anëtare e koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist, njoftoi sot tërheqjen e forcave speciale nga Iraku, pas fitores së ushtrive aleate ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në vend.
“Ndodhemi në pikën e nisjes së riatdhesimit të forcave tona speciale, pasi ISIS-i nuk kontrollon më territore të rëndësishme në Irak’’, u bë e ditur në një deklaratë të ministrit danez të Punëve të Jashtme, Anders Samuelsen.
Që prej muajit gusht të vitit 2016, Danimarka numëron disa dhjetëra trupa të forcave speciale në Irak. Parlamenti danez autorizoi dërgimin e 60 ushtarëve si kontigjent maksimal në kufirin me Sirinë.
Forcat speciale kishin si mision të posaçëm trajnimin, këshillimin e forcave të armatosura irakiane, si dhe ofrimin e informacioneve dhe mbështetje ajrore.
Ministri danez i Mbrojtjes, Claus Hjort Frederiksen u shpreh në një deklaratë se forcat e armatosura irakiane janë tashmë të pavarura dhe ISIS-i është larguar nga pothuajse të gjitha territoret irakiane që organizata terroriste mbante nën kontroll./
/v.b/






















